21:31 / E Shtunë, 11 Korrik 2020 / indeksADMonline

1 gol 3 pikë, fitore me zor e Barcelonës

Klubi i Barcelonës ka arritur të shënoj fitore të zorshme kundër Valladolidit.

Katalunasit, që ishin mysafirë, shënuan fitore me rezultat 0:1, transmeton Indeksonline.

Goli i vetëm u shënua nga Arturo Vidal në minutën e 15-të pas një asistimi të Lionel Messit.

Në përgjithësi dy skuadrat zhvilluan një ndeshje me pak raste. Barcelona me këtë fitore i afrohet në një pikë Real Madridit, por këta kanë një ndeshje më të vogël./Indeksonline/