75 Mall Live Search
07:28 / E Hënë, 08 Qershor 2020 / indeksADMonline

1 mijë e 234 raste me COVID-19 në Kosovë, por vetëm 313 prej tyre janë aktive

Si shumë vende të botës, edhe Kosova ende vazhdon të përballet me pandeminë e shkaktuar nga COVID-19.

Mbrëmë numri i përgjithshëm i të infektuarve me koronavirus ka shkuar në 1 mijë e 234 persona.

Por numri i personave aktiv me virusin COVID-19 është 313 raste gjithsej, shkruan Indeksonline.

Kjo pasi 890 nga personat e konfirmuar si të infektuar me koronavirus, tashmë rezultuan si të shëruar.

Gjatë tri ditëve të fundit pati numër të lartë të të infektuarve, ku vetëm mbrëmë u konfirmuan 40 raste. Kosova gjendet në fazën e tretë të lehtësimit të masave, ku komuna me më së shumti raste gjatë këtyre ditëve është ajo e Vushtrrisë, por që komuna që vazhdon të ketë numrin më të madh të të infektuarve në total është Prizreni me 147 raste, por 56 prej tyre aktive dhe 88 të shëruar.

31 është numri i personave që humbën jetën si pasojë e koronavirusit në Kosovë./Indeksonline/