1 mijë e 5 të vdekur nga COVID-19 në Kosovë

Që nga 13 marsi kur edhe janë paraqitur dy rastet e para pozitive me COVID-19 numri i të infektuarve deri tani ka aritur në 39 mijë e 57.
Derisa 24 mijë e 427 persona janë shëruar nga COVIDI-19, janë 1 mijë e 5 persona që kanë vdekur nga ky virus.
Nga të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) thuhet se janë 13 mijë e 625 raste aktive me COVID-19.
Njoftimi i fundit nga IKSHPK-ja:
1.505 TESTIME, 673 TË SHËRUAR DHE 626 RASTE ME COVID-19!
Gjatë 24- orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK0së me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.505 mostra të marra nga SHSKUK-ja dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 626 raste pozitive.
Brenda 24- orëve janë raportuar 16 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitivë. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prizren 3 raste (84, 79, 53 vjeç), Ferizaj 2 raste (77, 47 vjeç), Gjakovë 2 raste (80, 77 vjeç), Kamenicë 2 raste (62, 54 vjeç), Malishevë 2 raste (79, 67 vjeç), Suharekë 2 raste (76, 70 vjeç), Fushë-Kosovë 1 rast (77 vjeç), Lipjan 1 rast (70 vjeç), Podujevë 1 rast (83 vjeç).
Numri total i rasteve pozitive është 39.057 raste nga 142.769 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.005 raste të vdekjes.
Gjatë 24-orëve të fundit, janë shëruar 673 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri sot është gjithsej 24.427 raste, kurse numri i rasteve aktive është 13.625.
Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 237 raste, Mitrovicë 52 raste, Ferizaj 33 raste, Gjilan 32 raste, Prizren 29 raste, Podujevë 28 raste, Vushtrri 27 raste, Lipjan 25 raste, Fushë-Kosovë 24 raste, Suharekë 19 raste, Skenderaj 17 raste, Gjakovë 15 raste, Kamenicë 13 raste, Shtime 13 raste, Drenas 12 raste, Rahovec 9 raste, Obiliq 8 raste, Viti 7 raste, Kaçanik 4 raste, Malishevë 4 raste, Graçanicë 3 raste, Klinë 3 raste, Pejë 3 raste, Dragash 2 raste, Shtërpcë 2 raste dhe me nga 1 rast komunat Deçan, Hani i Elezit, Istog dhe Novobërdë.
Mbulojeni gojën dhe hundën me maskë! Mbajeni higjienën!
Respektojeni distancën!