75 Mall Live Search
17:04 / E Enjte, 27 Qershor 2024 / L K

1 mijë e 560 kërkesa për konvertimin e patentë-shoferëve në veri

Deri më tani janë bërë 1 mijë e 560 kërkesa për konvertimin e patentë-shoferëve në veri të vendit.

Kështu ka bërë të ditur zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.

Ai bëri të ditur se në Leposaviq deri më tani janë 386 kërkesa, në Mitrovicën e Veriut 429, në Zubin Potok 223 dhe në Zveçan 234 kërkesa.