22:50 / E Mërkurë, 17 Prill 2024 / S Z

1 mijë e 929 fëmijë linden në shkurt, ja sa femra e sa meshkuj

Gjatë muajit shkurt të këtij viti,  kanë lindur 1 mijë e 929 fëmijë brenda dhe jashtë Kosovës.

Të dhëna këto të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës. Edhe gjatë muajit shkurt vazhdojnë të prijnë me numër meshkujt.  Sipas të dhënave të ASK-së , nga 1 mijë e 929 fëmijë të lindur, 1 mijë e 017 janë meshkuj dhe 912 janë femra.

“Në muajin Shkurt 2024 janë regjistruar 1 929 lindje (brenda dhe jashtë Kosovës). Prej këtyre lindjeve të regjistruara 1 017 lindje janë meshkuj dhe 912 lindje janë femra”, thuhet në raportine  ASK-së./Indeksonline/