17:39 / E Diele, 21 Prill 2019 / indeksADMonline

1 mijë euro për letra tualeti

Furnizimi me letra tualeti, Gjykatës Themelore në Mitrovicë, për tetë muaj, do i kushtojë afër 1 mijë euro, njofton Indeksonline.

Fituese e tenderit për “Furnizim me letra tualeti” është kompania “Emona Center”, e cila sipas kontratës ka ofruar çmimin më të ulët.

Në web faqen e Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik (KRPP), thuhet se vlera e këtij tenderi është 990 euro e 36 cent.

Me letra të tualetit, kjo Gjykatë do të furnizohet deri në fund të muajit dhjetor të këtij viti. /Indeksonline/