12:46 / E Shtunë, 23 Janar 2021 / B O

1 miliard dollarë për fituesin e lotarisë amerikane – këta janë numrat fitues

Është shitur bileta e lotarisë në Michigan, fituesi i së cilës do të fitojë 1 miliard dollarë, çmimi i tretë më i lartë i lotarisë në historinë e SHBA-së.

Numrat fitues të tërhequr të premten janë, 4, 26, 42, 50, 60 dhe një top-mega me numrin 24.

Çmimi “Mega millions” është rritur që nga 15 shtatori, pas fituesit të një bilete, e shitur në Wisconsin.

Vetëm dy çmime të tjera lotarie në SHBA kanë qenë më të larta se kjo, shkruan AP-ja.

Çmimet e lotarisë u referohen shumave nëse një fitues zgjedh të marrë pagesë në formë pensioni, në 30 pagesa. Shumica e fituesve zgjedhin që paratë t’i marrin në dorë, që për lotarinë “Mega millions” është 739.6 milionë.

Loja luhet në 45 shtete.