1 milion funta për futbollistët nëse e mposhtin të dielën Manchester Unitedin!

Lojtarët e Newcastle do të ndajnë bonuse prej 1 milion funte nëse fitojnë trofeun e parë të klubit në 48 vjet në finalen e Carabao Cup kundër Manchester United të dielën.
Bonusi i skuadrës është 10 herë më shumë se shuma që Newcastle do të marrë nga triumfi eventual në këtë garë.

Bonuset do të ndahen mes lojtarëve të Eddie Howe duke përdorur një formulë që përfshinë si ndeshjet ashtu edhe minutat e luajtura në kompeticionin e këtij sezoni.

Menaxheri do të marrë gjithashtu një bonus të përcaktuar në kontratën e tij nëse ai arrin të udhëheqë Neëcastle në trofeun e shumëpritur./Indeksonline/