75 Mall Live Search
14:42 / E Martë, 19 Gusht 2025 / S Z

1 muaj paraburgim të dyshuarit për krime lufte në Vushtrri

I është caktuar 1 muaj paraburgim të dyshuarit S.S., për krime lufte në Vushtrri.

“S.S. dyshohet se në bashkëpunim me pjesëtarë të tjerë të uniformuar duke vepruar në grup si zyrtarë të mobilizuar rezervsit aktiv me njësi të përbëra nga Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë, gjatë periudhës së luftës në Kosovë ka marrë pjesë në vrasjen e civilëve të paarmatosur në Komunën e Vushtrrisë”, thuhet në njoftim.

Ndër të tjera, S.S. dyshohet se më 06.04.1999 në bashkëkryerje, gjatë një aksioni ka plaçkitur dhe djegur shtëpi, si dhe ka ushtruar dhunë fizike dhe seksuale ndaj civilëve të paarmatosur.