17:53 / E Hënë, 09 Shtator 2019 / indeksADMonline

1 nga 10 gra në Shqipëri përjeton ‘dhunë ekonomike’ nga bashkëshorti

Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, 7% e grave shqiptare përjetojnë dhunë ekonomike nga bashkëshorti ose partneri. 4% e grave raportuan se bashkëshortët/partnerët  nuk I lejonin të gjenin punë të bënin tregti apo të fitonin para. 3.8% e grave raportuan se bashkëshortët/partnerët u merrnin të ardhurat si dhe u kontrollonin paratë a pronat kundër vullnetit të tyre.

Grupmoshat 18-24 dhe 45-54 vjece janë më të prekurat nga ky fenomen, edhe pse nuk dihet ende pse si pasojë e mungesës së kërikmeve.

Sipas “Monitor”, dhuna ekonomike konsistion në aktet e kontrollit dhe monitorimit të sjelljes së një individi në lidhje me përdorimin dhe shpërndarjne e parave dhe kërcënimin e vazhdueshëm të mbarimit të burimeve ekonomike, përfshin mohimin e parave, refuzimin për të kontribuar financiarisht, mosplotësim të nevojave bazë dhe kontrollin e punësimit.