75 Mall Live Search
15:14 / E Premte, 29 Mars 2019 / indeksADMonline

1 prilli, data e fundit për deklarimin e pasurisë së zyrtarëve të lartë publik

Agjencia Kundër Korrupsionit ka njoftuar gjithë zyrtarët e lartë publik,
të cilët nuk e kanë deklaruar pasurinë, se detyrimin e tyre ligjor duhet 
ta kryejnë deri të Hënën më 1 prill 2019.

Llogaritja e këtij afati është bërë në përputhje me paragrafin 4, Nenit 
81, të Ligjit Nr. 05/L -031 Për Procedurën e Përgjithshme Administrative,i cili përcakton se: “Të shtunat, të dielat dhe ditët e festave zyrtare nuk do të pengojnë fillimin dhe ecjen e afateve. Kur dita e fundit e një afati bie të shtunën, të dielën apo një ditë feste zyrtare, afati mbaron në ditën e punës që vjen menjëherë pas saj”.

Agjencia është në dispozicion të të gjithë zyrtarëve në mënyrë që 
procesi i deklarimit të rregullt të pasurisë të kryhet me sukses. /Indeksonline/