‘1 prilli’ në Spanjë, mediat në Kosovë bien pre e lajmeve të rreme
Sot në Spanjë është ajo që cilësohet si ‘dita e gënjeshtrave’ andaj disa mediume madje edhe faqe të klubeve spanjolle kanë publikuar lajme të cilat nuk janë të vërteta.
Kjo ditë është quajtur ‘Prank Day’ andaj shihet se shaka kanë vendosur të bëjnë edhe klubet.
Mirëpo kjo duket se nuk është vërejtur nga disa mediume kosovare pasi që i kanë publikuar këto lajme si të vërteta.
Shembull i këtyre lajmeve është huazimi i Martin Odegaardin te Manchester City, rikthimi i Ronaldos në Real Madrid, rikthimi i Eto’o-s në futboll.
Mirëpo këto lajme nuk janë të vërteta por janë bërë vetëm me qëllim të shënimit të kësaj dite./Indeksonline/.