1 rast i ri me COVID19 në Prizren, 21 janë në vetëizolim

Drejtori i Shëndetësisë në Prizren, Visar Shehu, përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar se nga 12 testime vetëm një person ka rezultuar pozitiv në këtë komunë me COVID19.
“29 raste gjithsejt, 2 jane tashme te sheruar, 1 ka nderuar jete fatkeqesisht, 4 jane ne kliniken infektive ne QKUK, 21 jane ne vetizolim!
Neser do behen edhe 11 testime, shpresoje asnje te mos rezultoje pozitiv, gjithesesi te mos vetkenaqemi dhe ti respektojme te gjitha masat.
Ju lutem per durim edhe per pak”, shkruan ai./Indeksonline