75 Mall Live Search
10:36 / E Premte, 10 Tetor 2025 / G T

1-shi në futboll, 5-shi në politikë, Kushtrim Mushica kandidat për asamblenë komunale: Le ta bëjmë ekipin tonë fitues!

Legjenda e futbollit kosovar, Kushtrim Mushica për herë të dytë është kandidat për asamblenë komunale të kryeqytetit.

Mushica është në listën e AAK-së dhe bartë numrin 5 edhe pse në futboll ishte 1-shi, shkruan Indeksonline

“Sot jam sërish kandidat për asamblenë komunale të kryeqytetit, me listën e AAK-së, me numrin 5, për të mbrojtur interesin tuaj dhe për të vazhduar punën për një Prishtinë më aktive. Le ta bëjmë ekipin tonë fitues”!, shkruhet në postimin e ish-portierit të shumë klubeve në Kosovë.

Kushtrim Mushica së fundmi ishte si anëtar i asamblesë, por edhe drejtor i Sportit në Komunën e Prishtinës, duke punuar për sportin dhe për qytetarët./Indeksonline/