10:12 / E Martë, 13 Gusht 2019 / indeksADMonline

1 vit nga inaugurimi i ‘Fadil Vokrrit’, Kosova pa asnjë humbje në shtëpinë e re

Më 13 gusht 2018, u bë inaugurimi i stadiumit ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë, me ndeshjen e Superkupës së Kosovës, Prishtina – Drita.

Rreth 2 vjet zgjatën punimet në renovimin e këtij stadiumi, ku u investuan afro 10 milionë euro nga shteti dhenga Komuna e Prishtinës.

Pas vdekjes së legjendës Fadil Vokrri, Komuna e Prishtinës vendosi që ta emërtonte stadiumin me emrin e ish- presidentit të FFK-së.

Kjo arenë që tashmë ka marrë pamjen e një stadiumi modern evropian, është bërë fortesë e pamposhtur e Kombëtares së Kosovës, shkruan Indeksonline.

Prej se “Dardanët” luajnë në këtë stadium, nuk kanë humbur asnjë ndeshje. Nga 5 duele kanë 3 fitore dhe 2 barazime. /Indeksonline/