1 vit nga ndarja e bujshme, mirret vesh se çfarë po ndodh me divorcin e Kim dhe Kanye

Një burim ka arritur të zbulojë një detaj të rëndësishëm rreth divorcit mes Kim Kardashian dhe Kanye West.
Dyshja kanë paraqitur kërkesën për divorc tash e një vit, në shkurt të vitit 2021, transmeton Indeksonline.

“Kim është duke u përpjekur që statusi ‘e martuar’ ta rikthehej në ‘single’, por që Ye ende nuk ka nënshkruar”, tha një burim i afërt për E!.

“Ai për këtë divorc nuk po bën asnjë hap, pavarësisht përpjekjeve të Kim për ti dhënë fund” përfundoi burimi./Indeksonline/


