12:46 / E Diele, 18 Nëntor 2018 / indeksADMonline

1 vit pa të bijën, Çun Lajqi e kujton Bubulinën me vargje rrënqethëse!

Janë bërë një vit kur papritmas ndërroi jetë Bubulina Lajçi, e bija e aktorit të njohur Çun Lajçi.

Me këtë rast, Lajçi ka shkruar vargje rrënqethëse në përkujtim të saj, shkruan Indeksonline.

Shkrimi i tij i plotë:

In memoriam

Nji vit pa Ty e pa frymën tande
ecim kujtimësh si tymit temjanit

Bubë!

Jerusalemi qeshi kur shqip fole:
“Jezunë du me prekë e shtrat i tij m’u ba”
Adeeb Joudeh ta hapi derën
e t’shenjtës “Sepulchre”
atë mëngjes korriku
diell i përvëluem zemre
Ti ece temjanit, unë pas xhamive
ku myezinët lëshonin zá
kur u ktheva,Sepulchre mshelë ishte
Ti s’dole ma!
Unë
i vetmuem n’qytetin plot jetë
i mërdhimë n’prushin e mbuluem me hi
dëshpërue nga lumtuni e majit
zjarm andrrash fus n’gji

E shkurtë dita për vetëvrasje
Nata e gjatë për dashuni

S’e kuptoj pse gëzohem që s’vdes
e pse jetoj në këtë botë me përralla
Zot
çka t’baj me Ninin që larg meje leh
e Bubën që varun m’rri mbi qepalla