1 vjeçarja rrëshqet në pishinë dhe mjekët e shpallën 2 herë të vdekur, ajo jep shenja jete!
Një vajzë një vjeçare ka rënë në pishinë, dhe pas kësaj ajo është shpallur e vdekur dy herë nga mjekët para se të fillonte të tregonte shenja jete.
Vajza e quajtur Lillian Talboys, tani është në një gjendje kritike dhe po trajtohet në Qendrën Mjekësore për Fëmijët Cardon në Arizona.

Ekuipazat e zjarrit dhe ato mjekësore iu përgjigjën një thirrje urgjente në shtëpinë e vajzës në Mesa të premten, ku familjarët kishin arritur ta tërheqin atë nga uji, shkruan The Sun- transmeton Indeksonline.
Ende nuk është konfirmuar nga zyrtarët se sa kohë ishte në ujë, por një “GoFundMe” e postuar nga të afërmit deklaroi se rrëshqiti dhe ra në pishinë ndërsa luante me tre vëllezërit e saj në oborrin e shtëpisë.

Motra e saj më e vjetër ishte duke qëndruar në oborrin e shtëpisë kur dëgjoi të ulërinte dhe vrapoi për të gjetur Lillian duke lundruar në shpinë në pishinë.
Nëna e Lillian filloi menjëherë CPR dhe fasha në gjoks, por vajza ishte pa përgjigje.
Baby Lillian u dërgua me nxitim në spital, ku stafi i traumës vazhdoi të provonte ta rikthente në jetë, por familjarëve iu tha se kishte vdekur.
Nëna e saj u tha doktorëve se ajo ia dëgjoi një rrahje të zemrës vajzës së saj, dhe pas kësaj stafi i spitalit përsëri u përpoq të vazhdonte të ringjallte Lillian, por ajo u shqiptua e vdekur për herë të dytë para orës 12:00.
Pasi u zhvendos në një dhomë për të pritur një ekzaminues mjekësor, nëna e Lillian insistoi që ajo akoma mund të ndjejë një rrahje zemre dhe madje e ndjeu që fëmija e saj ia shtrëngoi dorën.
Medics thanë që Lillian kishte ndërruar jetë dhe se këto ishin impulse të mbetjeve të trurit, derisa nëna e saj vazhdoi të këmbëngulë që Lillian ishte gjallë dhe përpjekjet e ringjalljes vazhduan dhe u urdhërua një skanim CT.
Lillian tani është në një gjendje kritike me një rrahje të qëndrueshme të zemrës dhe në një ventilator pasi u ringjall në orën 3 të mëngjesit të së shtunës./Indeksonline/