1 vjet e 6 muaj burg për ish-zyrtarin e Qeverisë së Kosovës
Ish-drejtori i financave në Qeverinë e Kosovës, Zahir Bajrami, bashkë me djalin e tij, Ardian Bajramin, i kishin premtuar El-Sadat Musliut se do ta shpëtojnë nga burgu.
Por, tani ish-drejtori Bajramish-drejtori Bajramish-drejtori Bajrami, i akuzuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare, për këtë aferë është dënuar me burg nga Gjykata Themelore e Prishtinës me 1 vjet e gjashtë muaj burgim, raporton KTV.
E, djali i tij, Ardian Bajrami, është dënuar me gjobë prej 10 mijë eurosh.
I dëmtuari në këtë rast, El-Sadat Musliu, kishte një dënim prej 3 vjetësh burgim, dhe kishte paguar 10 mijë euro për ta shmangur, por më pas i ishin kërkuar edhe 10 mijë euro të tjera.