10 ditë asnjë takim LVV – LDK, s’ndalen zotimet për koalicionin
Zyrtarët e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) dhe të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) janë duke deklaruar vazhdimisht se në këtë javë do të ndodhë marrëveshja LVV – LDK për formimin e Qeverisë së ardhshme, shkruan Indeksonline.
Mirëpo krerët e këtyre dy subjekteve nuk kanë zhvilluar asnjë takim në 10 ditët e fundit.
Nga LVV-ja kanë thënë se takimi i radhës do të ndodhë posa kreu i Vetëvendosjes të kthehet nga Gjermania.
Njësoj ditë më parë ka deklaruar edhe zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa.
Pavarësisht kësaj nga këto dy parti e ende nuk kanë bërë të ditur se kur do të mbahet takimi i radhës, zyrtarët e LVV – LDK-së kanë përsëritur sërish se marrëveshja mund të finalizohet gjatë kësaj jave.
Kështu është shprehur në një intervistë, mbrëmë, anëtari i LVV-së, Xhelal Sveçla.
Pas tij edhe deputeti i ardhshëm nga ky subjekt, Haki Abazi ka theksuar se bashkëpunimi LVV-LDK dhe qeveria Kurti është urgjencë e domosdoshmëri së.
“Koalicioni LVV-LDK dhe qeveria Kurti është urgjencë e domosdoshmëri për të përfunduar epokën e hipokrizisë institucionale”, ka shkruar ai.
Nga Lëvizja Vetëvendosje për Indeksonline kanë thënë së fundmi i ka shkruar kreu i VV-së, Albin Kurti kreut të LDK-së, Isa Mustafës.
Ndërsa, mollë sherri në mes këtyre dy partive po del të jetë posti i presidentit.
Në anën tjetër gjatë së martës shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian (BE) në Kosovë, Natalyia Apostolova, ka bërë thirrje për formim të qeverisë së re. /IndeksOnline/