07:51 / E Premte, 14 Qershor 2019 / indeksADMonline

10 fakte interesante për Islandën, një nga shtetet më të lumtura në botë

Islanda është një nga vendet më të bukura në botë. Në të ndodhet Dettifoss, një nga ujëvarat më të mëdha në Evropë, ai ka koloninë më të madhe të zogjve të mëdhenj dhe një nga akullnajat më të mëdha. Popullsia ka jetuar përherë në harmoni me natyrën dhe e kanë mbrojtur përherë atë.

Gjuha islandeze nuk ka ndryshuar që nga shekulli 12. Islandezët janë shumë krenarë për gjuhën e tyre dhe e kanë ruajtur atë në mënyrë strikte. Ky vend është gjithashtu kampion në fushën e librave duke publikuar më shumë libra në vit se çdo vend tjetër.

Islanda ka një prej sistemeve ligjore më të përparuara lidhur me të drejtat e njeriut. Ky shtet ka ligjet më të mira lidhur me barazinë gjinore, të drejtat e minoriteteve seksuale dhe nivelin e demokracisë.

Shkollim pa pagesë. Shkollat dhe gjimnazet në këtë shtet janë pa pagesë, ndërkohë që universiteti ka tarifa shumë të ulëta. Kjo e bën çdo gjë edhe më të lehtë që çdokush të shkollohet.

Islanda nuk ka spitale private. Qeveria islandeze i kushton shume vëmendje mjekësisë dhe ky shtet ka standardet më të larta të jetesës dhe të shërbimit shëndetësor. Kjo gjë kënaq popullsinë dhe është i panevojshëm sektori shëndetësor provat.

Ngrohja e shtëpive është falas. 90% e shtëpive në Islandë ngrohet me ujë të ngrohtë që vjen nga burimet gjeotermale.

Çdo banor i Islandës ka të drejtë të futet në të dhënat e tij gjenealogjike. Këto të dhëna janë regjistruar që në shekullin e 18 dhe kushdo mund të fitet të shohë paraardhësit e tij.

Në Islandë nuk ka ushtri. Përveç faktit që ku shtet nuk ka një ushtri, policët dhe rojtarët e kufirit nuk mbajnë armë. Krimi është thuajse zero dhe ata persona që duan të shkojnë në ushtri mund t’i bashkëngjiten ushtrisë norvegjeze në bazë të një kontrate dypalëshe që është bërë.

Thuajse askush nuk pi alkool dhe duhan në Islandë. Në Islandë shkencëtarët zbuluan se cilat ishin proceset biokimike që krijoni varësi dhe kjo bëri të mundur uljen e numrit të duhanpirësve dhe të alkoolizuarve. Ata vendosën të gjenin aktivitete të tjera që aktivizonin të njëjtin proces si ato në tru, por në një mënyrë natyrale. Në vende të duhanit dhe alkoolit islandezët praktikojnë kërcimin, muzikën, sportet, etj.

Në Islandë ka një komitet që vendos si do quhet fëmija i porsalindur. Icelanding Naming Comittee përbëhet nga 6 persona, 3 nga Ministria e Drejtësisë dhe 3 nga institucionet e edukimit, të cilët përzgjedhin me kujdes emrat për të shmangur ata të huajt. Herë pas here shtohen në listë emra të rinj në përputhje edhe me sintaksën e gjuhës së tyre.