22:37 / E Diele, 01 Gusht 2021 / AR

10 fakte që nuk i keni ditur për Princeshë Dianën

Princeshë Diana konsiderohet si një nga njerëzit më me influencë të shekullit të 20-të dhe emri i saj është shkruar me shkronja të arta në historinë e Britanisë. Ajo ishte aktiviste dhe ikonë e modës gjatë gjithë jetës. Populli e deshi shumë dhe vazhdon ta kujtojë bashkë me gjithçka përjetoi.

Më poshtë do ju listojmë 10 fakte që duhet t’i dini për princeshën që Britanis deshi më shumë.

Prindërit e Princeshë Dianës janë divorcuar kur ajo ishte 7 vjeç. Arsyet ishin tradhtia dhe dhuna.

Gjyshja e saj ishte asistente dhe mikeshë e ngushtë e Mbretëreshës.

Princeshë Diana dëshironte të bëhej balerinë, por ishte tepër e gjatë.

Ajo nuk ishte aspak mirë me mësime, madje ka ngelur disa herë.

Përpara se të martohej me Princ Charles ka punuar si dado dhe mësuese.

Para se të lidhej me Princeshë Dianën, bashkëshorti i saj ka qenë në një marrëdhënie me motrën e saj më të madhe.

Dy bashkëshortët, pra Charles dhe Diana ishin kushërinj të 16-të.

Përpara se të martohej, ajo e kishte takuar princin vetëm 12 herë.

Fustani i nusërisë që veshi princesha ka thyer rekorde.

Princeshë Diana ka qenë e para që ka lindur një fëmijë në spital. / revistawho.com