75 Mall Live Search
10:37 / E Mërkurë, 16 Tetor 2019 / indeksADMonline

10 filma që çdo i dashuruar duhet t’i shohë!

Jua themi me bindje të plotë që s’po dashuroni siç duhet nëse nuk keni parë të paktën 1 nga filmat në vijim!

1. Pride and Prejudice (2005)

Bazuar në novelën e famshme të Jane Austen, ky film rrëfen gjithë sakrificat e Elizabeth Bennet (Keira Knightley) dhe presionet që familja i bën për t’u martuar. Nga ky moment, jeta e saj merr një tjetër kthesë.

2. The Age of Innocence (1993)

Newland Archer (Daniel Day-Lewis) i duhet të jetojë sipas rregullave që vendoste klasa e lartë e shoqërisë në Manhattan-in e viteve 1870-të. May Ëelland (Ëinona Ryder) ishte ‘partnerja perfekte’ për të në çdo aspekt. Por diçka ndodh kur kushërira e gruas së tij, (luajtur nga aktorja Michelle Pfeiffer) kthehet nga jashtë pas një martese të dashtuar. Pasionantë deri në çmenduri pas njëri tjetrit, të dy po rrezikonin mjaft. Por a do të mund të dalë ai jashtë traditave shumë vjeçare për këtë dashuri?

3. Dangerous Liasions (1988)

Çfarë i ndodh oborrit mbretëror francez, kur lojërat kthehen në romanca të rrezikshme?!

4. Legends of the Fall

Bëhet fjalë për fillimin e shekullit të 20-të. William Ludlow jeton në mes të egërsisë së natyrës bashkë me 3 djemtë e tij. Tragjedia e historisë nis kur njëri prej vëllezërve vdes në luftë dhe dy të mbijetuarit e tjerë bien në dashuri me të fejuarën e tij…Rivaliteti për Susannah shkon aq larg sa familja s’do të jetë kurrë si më parë.


5.Emma (Gwyneth Paltrow)

Ky film është bazuar gjithashtu në novelën klasike nga autorja angleze Jane Austen. Bëhet fjalë për historinë e Emma-s, një vajzë naive, romantike e pashpresë që ia ka dedikuar jetën bashkimit të njerëzve në çift! Vjen një moment që jeta prej “kupidi” po i hap më shumë telashe në jetën e saj personale.

6. Little Women (1994)

Ky film (bazuar në librin e famshëm me të njëjtin emër) tregon historinë e Meg, Jo , Beth dhe Amy-it. 4 motrave të vogla iu desh të rriteshin mes Luftës Civile.

7.Sense and Sensibility

Historia e Elinor Dashëood (Emma Thompson) dhe motrës së saj Marianne (Kate Winslet) pas vdekjes së të atit. Të dyja do të përpiqen të jetojnë dashuritë e tyre dhe pse rrethanat janë kundër dhe jeta i ndryshon nga çasti në çast.

8.Anna and the King

Do ta gjeni veten në romancën mes mbretit të Siam dhe vejushës angleze, Anna Leonowens (Jodie Foster) gjatë viteve 1860-të. Një histori dashurie për të mos u harruar!

9. My Fair Lady (Audrey Hepburn)

Si ndryshon jeta e Elize Doolittle (Audrey Hepburn) pasi profesori i famshëm Henry Higgins (Rex Harrison) vendos ta shndërrojë atë në një grua të edukuar të shtresës së lartë?

10. Onegin (Liv Tyler)

Ky film bazohet në veprën e famshme të Alexander Pushkin-it, “Eugene Onegin” dhe historisë rrënqethëse të dashurisë. Përpjekjet e Tatianës (Liv Tyler) për t’ja fituar zemrën njeriut që deshi gjer në kulmin e naivitetit, do t’ju bëjnë t’i riktheheni disa herë një historie si kjo!