10 foto te vendeve turistike që nuk mund t’i postoni në Instagram
Dritat ndriçuese të Kullës së Ajfelit, Kanioni i Madh me pamjen e tij fantastike, Kisha e Sistinës me veprat e Michelangelo… Duket se këto dhe shumë pamje të tjera u krijuan për t’u admiruar, ndërsa për tu fotografuar nuk është edhe aq e lehtë.
Disa nga pamjet janë të ndaluara për t’u fotografuar. Nëse në disa raste është e kufizuar, atëherë në situata të tjera, nuk mund të sjellësh asnjë aparat në afërsi të territorit të atraksionit turistik.
Pallati Kumsusan i Diellit

Marrja e fotove ose videove, pirja e duhanit dhe të folurit janë të ndaluara në këtë zonë. Përveç kësaj, të gjithë vizitorët duhet të kalojnë nëpër një makinë të posaçme që heç çdo pluhur që mund të kenë mbi vete.
Kulla e Ajfelit

Kulla Eifel është një nga pamjet më të fotografuara në botë. Por, ekzistojnë disa kufizime. Ndriçimi i natës është një lloj arti që është i mbrojtur nga ligji i autorit. Pra, është e ndaluar të shpërndani fotot e kullës pa leje me shkrim. Por nëse jeni fotograf jo profesional dhe merrni një fotografi vetëm për përdorim tuaj, nuk keni nevojë për leje.
Kalaja Neuschëanstein

Nuk është aq e lehtë ta fotografoni këtë kalajë romantike në Gjermani. Për arsye të rregullave të sigurisë ju lejohet të vizitoni kështjellën vetëm gjatë turit 35-minutësh me një udhërrëfyes dhe fotografimi apo videoja brenda është e ndaluar.
Kanioni i Madh

Turistët në fakt janë të ndaluar të sjellin kamera. Gjithashtu, ju do të duhet të mbani këpucë speciale për të mbrojtur qelqin nga gërvishtjet.
Taxh Mahal

Këtë mund ta fotografoni vetëm nga jashtë. Brenda ju nuk mund të hani, të bëni zhurmë, të pini duhan dhe telefoni juaj duhet të jetë i fikur apo të jetë pa zë.
Kisha e Sistinës

Nuk është shumë e çuditshme që tërheq mijëra turistë dhe se ata nuk mund të marrin asnjë fotografi për atë Brenda saj. Gjithashtu duhet të qëndroni të qetë.
Westminster Abbey

Ata besojnë se marrja e fotografive nuk lejon që njerëzit e tjerë të gëzojnë bukurinë unike dhe historinë e Abbey. Përveç kësaj, fotografia mund të prishë atmosferën e shenjtë të ndërtesës.
Mauzoleu i Leninit

Turistët që e vizitojnë nga brenda nuk janë të lejuar ta fotografojne Leninin.
Parku Kombëtar Uluru dhe Kata-Tjuta

Ju duheni leje special që të bëni foto. Edhe vizatimi i këtyre vendeve është rreptësisht i ndaluar.
Disa kazino në Las Vegas

Është e ndaluar të merren fotografi në disa kazino në Las Vegas për shkak të masave të sigurisë. Të parandalohet ndonjë vjedhje e mundshme dhe të mbrohet privatësia e vizitorëve./Indeksonline/