22:48 / E Martë, 28 Nëntor 2017 / indeksADMonline

10 gjëra që një burrë i pëlqen tek gruaja e tij edhe pse nuk i pranon

Dashuria është një ndjenjë e fortë që trondit jetët tona dhe që burrat dhe gratë e tregojnë në mënyra të ndryshme. Ndoshta jo të gjithë e dinë se ka disa gjëra që meshkujt vërtet i vlerësojnë tek gratë e tyre, siç janë disa karakteristika dhe mënyra të sjelljes. Le t’i zbulojmë cilat janë!

  1. Format

Kur një burrë na zgjedh, e bën sepse me të vërtetë mendon që jemi shpirti i tij binjak. Na do jo vetëm për mendjen, por edhe për fizikun. Për të, format tona janë më të mirat, madje edhe papërsosmëritë sipas pikëpamjes së tij, janë patjetër unike. Dhe për këtë arsye ndalojmë të mendojmë se nuk vlerësohemi fizikisht, dhe në shumicën e rasteve janë thjesht fiksacione për shkak të pasigurisë personale: ai do çdo centimetër të trupit tuaj sepse i përkasin gruas që ka zgjedhur dhe që do.

  1. Mënyra e të kuptuarit

Partneri juaj do natyralitetin dhe spontanitetin me të cilin flisni dhe faktin se gjithçka tek ju rrjedh natyrshëm. Ti e kupton dhe jeni në një mendje. Edhe pse cdo çift duhet të përpiqet që marrëdhënia të vazhdojë në mënyrën e duhur, afiniteti është vendimtar për t’u ndjerë të kënaqur dhe kurrë të mërzitur. Dhe kur jeni bashkë, ai do të mendojë që është pikërisht ajo që ai do.

  1. Buzëqeshja

Ekziston një frazë e vjetër që thotë: “Më kanë thënë që për ta bërë të dashurohet, duhet ta bëj të qeshë, por çdo herë që ajo qesh, dashurohem unë” dhe është shumë e vërtetë. Një njeri që na do, dëshiron të na bëjë të lumtur dhe adhuron të shikojë buzëqeshjen që shpërthen në fytyrën tonë, veçanërisht kur është ai burimi i atij gëzimi. Mendoni pak kur shkëmbeni një puthje, emocionet që shkaktohen brenda jush: buzëqeshja pasi jeni puthur, është diçka unike për partnerin tuaj.

  1. Defektet

Secili prej nesh ka defekte, pak a shumë të dukshme, por kur një burrë bie në dashuri, për atë bëhen thjesht veçori të pamjes tuaj fizike. Për këtë arsye, është e padobishme, të kërkoni përsosmëri me çdo kusht: i dashuri jonë na pëlqen ashtu siç jemi. Kështu është ai që na bën që të ndihemi unike dhe të bukura dhe madje edhe defektet tona bëhen të veçanta dhe tërheqëse në sytë e tij.

  1. Gjestet

Shumë prej nesh, ndonjëherë, janë pak të veçantë në situata të caktuara, ndoshta bëjmë disa shprehje qesharake kur lexojmë, kur qeshim ose kur jemi në kuzhinë. Dhe në këto raste mashkulli që na do gjithmonë buzëqesh, sepse këto janë pjesë e qenies sonë, dhe bëhet fjalë për gjeste që na dallojnë nga të tjerët dhe që ai i adhuron.

  1. Mënyra e zgjidhjes së një problemi

Për të dashurin, ne jemi pika e referimit në momentet e tij më të vështira. Ai do që të dëgjojë këshillat tona, sepse e di që mund të na besojë 100% dhe mendimi ynë është më i rëndësishëm se i çdokujt tjetër. Për një burrë të dashuruar është shumë i rëndësishëm mendimi i partneres së tij, dhe e merr shumë parasysh kur duhet të marrë vendime shumë të rëndësishme për jetën e tij.

  1. Spontaniteti

Ne gratë e jetojmë gjithmonë dashurinë në mënyrë të natyrshme. Nuk ekzistojnë taktika apo filtra kur je me një burrë, gjithçka duhet të jetë spontane, sepse ai do ta vlerësojë shumë. Dhe flasim pikërisht për gjeste të vogla: një puthje e papritur, një përqafim, të vendosësh dorën në gjunjin e tij kur jeni të ulur pranë. Pra janë kontakte të vogla fizike, që e bëjnë të kuptojë që e doni dhe ju ndihmojnë që të jeni sa më në sintoni me njëri- tjetrin.

  1. Shikimi

Të shikosh në sy një person është një gjest tepër intim dhe vetëm kur i besoni plotësisht tjetrit, arrin që të mos e heqësh shikimin. I dashuri ynë e adhuron dritën që lëshojnë sytë tanë, dhe që e bën shikimin tonë ndryshe nga të tjerëve. Sytë tanë për të janë edhe një mënyrë për të eksploruar botën tonë që ai e do aq shumë: qëllimi i tij është që të na bëjë të lumtur me të gjitha mënyrat, pa lënë pas dore asgjë, dhe sigurisht që asgjë nuk është më e vërtetë sesa sytë.

  1. Mënyra se si luajmë me flokët

Thuhet se është një gjest për të joshur burrat, por për ne femrat është normale që të luajmë në mënyrë të shkujdesur me flokët. Partneri ynë e vlerëson shumë këtë gjest irracional, edhe pse nuk e shpreh kurrë. Por jo vetëm pëlqen të na shikojë kur luajmë me flokët, por adhuron edhe kur luajmw me flokwt e tij, ndoshta kur jemi me të në divan dhe dora jonë përkëdhel me dashuri kokën e tij.

  1. Kontakti fizik

Të qëndruarit afër, përkëdheljet apo thjesht mbajtja e dorës janë shumë të rëndësishme në një histori dashurie. Partneri ynë e pëlqen qëndrimin afër, pra bëhet fjalë për gjeste të vogla që na bëjnë të ndihemi më të lidhur si emocionalisht edhe fizikisht. Por cili është momenti i tij i preferuar? Kur e vendosim kokën në shpatullën apo në gjoksin e tij.