75 Mall Live Search
21:51 / E Hënë, 09 Gusht 2021 / AR

10 gjëra të çuditshme prej të cilave njerëzit tërhiqen!

A ka ndonjë gjë ekstremisht të çuditshme që ju tërheq dhe s’e kuptoni pse? Nëse s’po ju vjen asgjë në mendje, lexoni përgjigjet e këtyre njerëzve! 

1.

“Çorapet shumëngjyrëshe. Nuk e di, por kur shoh një vajzë që ka veshur çorape që s’kombinohen fare, eksitohem!”

2. 

“S’e di pse, por burrat e rraskapitur më duken shumë seksi. Ndoshta sepse të jesh “i fikur” është shumë afër me të qënit i vërtetë.”

3.

“Thonjtë e gjatë që s’janë fare praktikë dhe kafshimi i çamçakëzit ndërkohë që lexon një revistë. Eshtë e bukur deri në acarim.”

4.

“Të jesh i aftë ta përdorësh exel-in siç duhet!”

5.

“Kur i dashuri im sapo del nga dushi dhe vendos peshqirin mbi kokën e tij. Qëndrimi i tij përballë meje, komplet lakuriq dhe një peshqir në tokë. Ne bëjmë shumë seks pasi ai del nga dushi.”

6.

“Kur një burrë vendos/heq rripin e tij.”

7. 

“Bimët në shtëpi. Një grua që kujdeset për bimët e shtëpisë dhe ka lule përreth është shumë tërheqëse për mua.”

8.

“Për një arsye që s’e shpjegoj dot, jam i dhënë pas mëngjërashëve.”

9.

“Mua më pëlqejnë shenjat. Pas secilës prej tyre, ka një histori.”

10.

“Nëse ajo përdor hudhrën nëpër gatime, do marri shumë përkëdhelje nga unë.”

Burimi: BuzzFeed