06:56 / E Premte, 29 Maj 2020

10 këshilla gjeniale që ju ndihmojnë gjatë përditshmërisë

Edhe pse dukej mjaft fantastike në të kaluarën, sot, shkenca po pranon që mendjet tona kanë një ndikim të madh në shëndetin fizik. Trupat dhe mendjet janë shumë të lidhura dhe është vërtet mahnitëse sesi proceset e ndryshme brenda nesh mund të kontrollohen dhe nxiten nga secila prej tyre.

1. Përdorni dorën tuaj jo-mbizotëruese për të ngrënë më pak.

Nëse nuk i rezistoni dot ushqimit në çdo kohë të ditës, filloni të hani me dorën tuaj jo-mbizotëruese dhe studiuesit thonë se do të hani më pak.

2. Aplikoni akull në dorë kur keni dhimbje dhëmbi.

Kjo mund të tingëllojë si e pabesueshme, por një studim ka treguar se një masazh me akull midis gishtit të madh dhe gishtit tregues do të zvogëlojë dhimbjen e dhëmbit.

3. Flini menjëherë pasi të studioni për të mësuar më mirë.

Nëse flini menjëherë pasi mësoni diçka të re, do ta mbani mend më mirë sesa nëse qëndroni zgjuar për një kohë më të gjatë.

4. Përtypni çamçakëz për t’u përqëndruar.

Studiuesit sugjerojnë që përtypja e çamçakëzit ju ndihmon të përqendroheni për më gjatë në detyrat që kanë nevojë për përqendrim të vazhdueshëm, si leximi.

5. Një laps në gojë mund të përmirësojë gjendjen shpirtërore.

Provojeni këtë nëse jeni të stresuar ose në humor të keq. Një projekt i hulumtimit psikologjik tregoi se mbajtja e shkopinjve në gojë, në mënyrë të tillë që duket sikur po buzëqeshni, në të vërtetë do t’ju bëjë më të lumtur.

6. Shkruajini emocionet para një provimi në një letër për të dalë më mirë.

Studiuesit nga Universiteti i Çikagos besojnë se kjo mund të funksionojë. Për të marrë një notë më të mirë, thjesht shkruani për ankthin dhe shqetësimet tuaja para provimit.

7. Dëgjoni me veshin e djathtë për një dëgjim më të mirë.

Zhurma e përditshme në sfond dhe ndërprerjet e përhershme mund të ndikojnë vërtet në aftësinë tuaj për të kuptuar plotësisht atë që dëgjoni. Sidoqoftë, një studim thotë që të si fëmijët dhe të rriturit dëgjojnë më mirë me veshin e djathtë.

8. Hani në orar të rregullt edhe kur hasni vonesa në fluturime.

Të gjithë kemi provuar që të na shtyhet fluturimi të paktën një herë. Rregulloni oraret e vakteve, dhe hani në të njëjtën kohë çdo ditë.

9. Ndani projekte të mëdha në copa më të vogla për të qenë më produktivë.

Specialistët besojnë se çdo detyrë mund të jetë shumë më e menaxhueshme nëse e copëtoni në copa më të vogla. Më pas duhet të mendoni për rendin logjik të plotësimit të atyre pjesëve dhe të krijoni një afat kohor për realizimin e secilës.

10. Fillojeni ditën me detyrën më të vështirë për të performuar më mirë.

Ne priremi të fillojmë me detyra të lehta dhe më të këndshme, megjithatë, kjo ndikon në produktivitetin tonë negativisht. Një studim sugjeron që duhet të bëjmë të kundërtën: së pari dhet të bëjmë detyrën më të vështirë, kështu që performanca gjatë ditës do të jetë më e mirë.

Mos i humb