10 komunat që kanë më së shumti të prekur me Covid, gjatë 24 orëve të fundit

Pak më parë IKShPK-ja, ka publikuar numrin e rasteve të të prekurve me Covid-19 në mbarë vendin tonë, duke thënë se nga 141 persona që kanë rezultuar pozitiv me koronavirus, 54 prej tyre vijnë nga komuna e Prishtinës, shkruan IndeksOnline.
Pas Prishtinës, në vendin e dytë renditet Gjilani me 16 raste, e në komunën e Mitrovicës janë shënuar 11 raste të reja me Covid-19, duke e pozicionuar atë në vendin e tretë.
Ferizaj renditet e katërta me numrin e rasteve për këtë martë, në gjithsej 10 raste, duke lënë pas vetës Fushë Kosovë në vendin e pestë me 9 raste.
Po aq ka edhe komuna e Podujevës, e cila renditet në vendin e gjashtë.
Vendi i shtatë për ditën e sotme i takon komunës së Prizrenit e cila ka shënuar 4 raste.
Në vendin e tetë renditet komuna e Vushtrrisë, kryetari i së cilës, Xhafer Tahiri, një ditë më parë rezultoj pozitivë, me 4 raste të reja.
Vendin e nëntë e zë komuna e Lipjanit me 3 raste sa ka edhe Peja e cila e përmbyll dhjetëshen e parë./IndeksOnline/