75 Mall Live Search
08:03 / E Shtunë, 13 Korrik 2019 / indeksADMonline

10 lojtarët me klauzolën më të madhe në botë, s’do besoni kush është i pari

Klauzola ka të bëjë me shumën e parave që duhet të paguaj një ekip që lojtari të lejohet të largohet para përfundimit të kontratës.

Mirëpo kësaj radhe klauzolat e e disa lojtarëve kanë qenë me të vërtetë të papritura, ku në vendin e parë sa i përketë klauzolës më të shtrenjtë gjendet Benzema të cilin nëse një klub dëshiron ta transferoj ende pa i mbaruar atij kontrata duhet të paguajnë hiq më pak se 1 miliardë euro.

I dyti rënditet Griezmann me 800 milionë euro, pas tij rënditet Modric me 750 milionë euro, dhe në vendin e katërt është një tjetër lojtar i Real Madridit, Diaz të cilit i është vendosur klauzola prej 750 milionë euro.

Ylli i Barcelonës, Messi në këtë listë gjendet në vendin e pestë me klauzolë prej 700 milionë euro. Ndërsa pas tij rënditen Vinicius me 700 milionë, Isco 700 milionë, Asensio 700 milionë, Pique 500 milionë dhe Bale me 500 milionë./Indeksonline/.