75 Mall Live Search
11:47 / E Shtunë, 13 Korrik 2019 / indeksADMonline

10 Lojtarët me pagat më të mëdha se sa i meritojnë

10.) Diego Costa

“Njeriu më i hidhur në futboll”. Kosta, kishte shënuar vetëm tre gola që kur u kthye në Atletico Madrid nga Chelsea dhe kërkoi  ngritje të  pagës.

 Kjo ngritje nuk u dha, dhe ju mund të shihni pse: Sepse ai merr £ 140,000 në javë , e cila për një sulmues të vjetër që nuk po mund të qëndrojë i aftë dhe nuk po shënon gola, ajo pagë është e mjaftueshme. Çuditërisht, ai këtë verë ishte përfolur për një kthim në Premier League me Evertonin, transmeton Indeksonline.

9.) Oscar

Në disa aspekte, ju nuk mund ta fajësoni një lojtar për paratë që i merr kur një ekip nga Super Liga kineze i bënë thirrje për transferim. Karriera e futbollistëve është e shkurtër dhe është e vështirë të refuzojnë atë shumë të parave. Oscar  u transferua në Shanghai SIPG gati tre vjet më parë, por ai është  vetëm 27 vjeqar. Por nëse dëshiron të kthehet në Evropë ose në Amerikën e Jugut, paga e tij  thuhet që mund të jetë  rreth 400,000 euro në javë

8.) Danny Drinkwater

E tillë është çmenduria financiare e futbollit. Paga e Danny Drinkwater prej £ 100,000 në javë na bënë të mendojmë se qfarë ka bërë për ta merituar këtë pagë. Ai ishte transferuar për 35 milionë dollarë nga Leicester City në janar 2018,  kurse Drinkwater ka bërë vetëm 12 paraqitje për Blues, sezonin e kaluar vetëm 30 minuta, që erdhi në Shield. Në këtë kuptim, kontrata e Drinkwater definitivisht kualifikohet si “e fryrë”.

7.) Philippe Coutinho

Të gjithë ishin aq optimistë për transferimin e Philippe Coutinho në Barcelonë në janar 2018, duke shpresuar se ai mund të jetë zëvendësim për Andres Iniesta . Kjo nuk ka shkuar krejtësisht si është planifikuar dhe Barça do të dëshironte shumë të shpëtoheshin nga Coutinho dhe pagat e tij prej rreth 240,000 në javë .

6.) Gonzalo Higuain

Duhet të jetë një goditje e rëndë për t’u refuzuar nga tri skuadra në një sezon. Së pari, Juventusi, klubi i tij mëmë, e huazoi atë te Milani, i cili shpejt vendosi se nuk ia vlen dhe e zhvendosi atë te Chelsea, i cili pas disa muajve gjithashtu deklaroi se nuk ishin të etur për të mbajtur argjentinasin. Por Higuain duket se po merr pagë prej 300,000 në javë.

5.) Paul Pogba

Kur vjen apokalipsi, pasi një luftë bërthamore ka shfarosur njerëzimin siç e njohim dhe bota është rrënojave dhe hirit, çfarëdo lloj jete primitive që do të jetojë, do të vazhdojë të debatojë nëse Paul Pogba është një kancer i fshehur në mediat sociale apo një gjeni i papërmirësuar. Raportohet se Pogba merr £ 290,000 në javë, por se sa e meriton këtë shumë të parave mbeteni ju ta vlerësoni.

4.) Gareth Bale

Njeriu që shënoi në dy finale të Ligës së Kampioneve ka shumë arsye për t’u mërzitur nga trajtimi i tij në Real Madrid. Ai tha se ndoshta kontrata e madhe gjashtë-vjeçare prej 350,000 në javë që ai nënshkroi në vitin 2016 nuk ndihmon popullaritetin e tij mirëpo është arsyeja më e madhe që ai është ende në Real.

3.) Neymar

Duke mos u kthyer për stërvitje tek PSG dhe me një qëndrim jo të mirë ndaj punës së ekipit në përgjithësi janë ndoshta çështje më të mëdha, por mund të jeni shumë të sigurtë se shumë skuadra do të ishin në radhë për të marrë atë nga duart e PSG nëse paga e tij ishte pak më e arsyeshme. Me një marrëveshje me një vlerë prej 775,000 funte në javë, me të cilën shumica e klubeve mund të paguajnë një ekip të mirë, Barcelona duket se është i vetmi klub që dëshiron ta çlirojë atë nga “burgu i tij parisien”.

2.) Mesut Ozil

Megjithëse ata shpëtuan në një formë nga Alexis Sanchez, Arsenali shkoi drejt një telashi tjetër. Duke i dhënë Mesut Ozilit një kontratë me vlerë rreth 350,000 në javë në vitin 2018 . Fenerbahce ishte klubi i fundit që njoftohet se dëshiron nënshkrimin e Ozil, para se të shihte numrin e zerove në pagën e tij.Alexis Sanchez

1.) Alexis Sanchez

Sanchez nuk është i gatshëm të justifikoj pagën e tij bazë prej £ 350,000-një javë. Në botën reale, ju pyesni se cilat shfaqje do ta justifikonin atë shumë të parave, por edhe me çuditë  e futbollit, prap del që është një shumë jashtëzakonisht e madhe për këtë lojtarë./Indeksonline/.