20:25 / E Mërkurë, 16 Shtator 2020

10 mesazhe që duhet ti dërgoni dikujt në mëngjes për ti treguar sa shumë e dëshironi

Ndonjëherë, vetëm doni të bëni diçka të vogël për t’u treguar atyre sa shumë ju interesojnë.

Mënyra më e mirë për ta bërë këtë është një mesazh I shkurtër dhe I ëmbël në mëngjes, që tregon ndjenjat e tua për të dhe se sa special ky person është për ty.

Ja 10 mesazhe që duhet ti dërgoni dikujt që me të vërtetë e dëshironi:

1. Mund të bie shi, por dashuria jote më mban të ngrohtë.

2. Mirëmëngjesi zemër. Ti ke qenë me mua në ëndrrat e mia gjatë gjithë natës.

3. Ti je bregu që dëshiroj të kthehem çdo ditë, pa marrë parasysh se ku më çon jeta.

4. Po numëroj sekondat derisa të të shoh më vonë.

5. Shpresoj se mëngjesi yt është po aq i ndritshëm dhe i mrekullueshëm sa është buzëqeshja yte për mua.

6. Mirëmëngjesi për atë që më buzëqesh dhe ngroh zemrën çdo ditë. Të dua më shumë se kurrë.

7. Mirëmëngjesi, rreze dielli. Ti je arsyeja që unë zgjohem çdo mëngjes.

8. Dje ka shkuar. Mëngjesi ka filluar. Tani është koha për t’u zgjuar dhe për të më dhënë një përqafim. 🙂

9. Buzëqeshja yte është i vetmi frymëzim që kam nevojë. Dashuria yte, I vetmi motivim. Ti je lumturia ime.

10. Çdo mëngjes i hap sytë, gjithçka që dua të shoh je ti.