75 Mall Live Search
14:11 / E Enjte, 10 Qershor 2021 / OSH

10 mijë doza të vaksinës antiCOVID arrijnë në Kosovë, donacion nga Kroacia

Të mërkurën në orët e vona kanë arritur edhe 10 mijë doza të vaksinës antiCOVID të cilat janë donacion nga shteti i Kroacisë.

Lajmi për IndeksOnline e ka konfirmuar zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë Faik Hoti.

“Po kanë arritur ashtu edhe siç ishte planifikuar”, tha ai për IndeksOnline.

Më 6 maj në takimin me kryeparlamentin Glauk Konjufca, kryediplomati kroat Gordan Grlic-Radman kishte konfirmuar se Kroacia ka siguruar 10 mijë vaksina anti-Covid për Kosovën.

Pas kësaj marrëveshja për donacionin e 10 mijë vaksinave u nënshkrua më 24 maj në mes ministrit të Shëndetësisë në Kosovë , Arben Vitia dhe ambasadores kroate në Kosovë, Danijela Barishiq.

Tani për tani në vend janë 832 raste aktive, ndërsa brenda 24 orëve të fundit ka humbur jetën një person ndërsa janë shëruar 111 pacientë.