10 mijë euro dhëmbet prej diamanti, Loredana tregon sa kushtojnë stolitë që i posedon

Rep artistja shqiptare që jeton dhe vepron në Zvicër, Loredana, ka bërë së fundmi një pyetësor në Instagramin e saj personal.
Në pyetjet që i janë parashtruar, ajo ka zbuluar se sa i ka kushtuar dhëmbi i diamantit e deri te vlera e stolive që posedon.
Ditë më parë, ajo u shfaq në një fotografi pa një dhëmb, duke lënë të kuptohet që i njëjti do të zëvendësohej me dhëmb protezë.
Pikërisht ky dhëmb protezë, i veshur me diamanta, Loredana zbuloi se i ka kushtuar asaj plot 10 mijë euro.

Por “investimi” në stoli dhe diamanta nuk është diçka e re për Loredanën.
Teksa shfaqet se bën jetë luksoze, ajo i kushton rëndësi edhe sotlive dhe veshjeve firmato, raporton Indeksonline.
Në një tjetër pyetje të parashturar, ajo i ktheu përgjigje ndjekësit të saj qe vlera e stolive që posedon është 300 mijë euro.


Këngëtarja në po të njëjtin “ask a question” shpalosi se milionëshin e parë e bëri kur ishte 23 vjeç./Indeksonline/