10:46 / E Premte, 05 Qershor 2020 / indeksADMonline

10 mijë persona në ditë, koronavirusi e ka përfshirë me të madhe këtë shtet

India është shteti që ditëve të fundit është goditur fuqishëm nga koronavirusi. Vetëm dje janë regjistruar 10 mijë raste të reja.

Ky është numër rekord i infeksioneve të reja që nga fillimi i pandemisë, njoftoi Ministria e Shëndetësisë e këtij vendi, shkruan Indeksonline.

Numri i përgjithshëm i të të infektuarve ka arritur në 226.770.

India tashti është e shtata në botë në numrin e njerëzve të infektuar me koronavirusin.

Qeveria e këtij shteti ka njoftuar se masat e rrepta kufizuese, do të qëndrojnë në fuqi deri më 30 qershor./Indeksonline/