75 Mall Live Search
12:20 / E Hënë, 09 Dhjetor 2024 / H F

10 milionë pasagjerë brenda vitit në Rinas, Balluku zbulon objektivin për 2025-n

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës ka shënuar sot një sukses të jashtëzakonshëm.

Tashmë ky aeroport e ka prekur numrin rekord të pasagjerëve, 10 milionë.

E pranishme në ceremoni ishte edhe Zëvendëskryeministrja dhe njëherësh Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.

Gjatë fjalës së saj, Balluku ka zbuluar dhe objektivin për vitin 2025.

”Të kremtosh sot pasagjerin e 10 miliontë ka kaluar përmes një rruge të vështirë, mbi të gjitha një rrugë plot me dyshime, por edhe për të gjithë të tjerët që e kanë përdorur për narrativë politike. Sot, një moment reflektimi sepse ne nuk udhëhiqemi nga vetëkënaqësia. Sot janë kaluar të gjitha parashikimet tona. Tashmë, ne duhet të punojmë fuqishëm, pasi në vitin 2025, kemi marrë angazhim për të pasur në këtë aeroport mbi 12 milionë pasagjerë”, ka thënë ajo.

Më tej, Balluku ka thënë se përmes të gjitha pikave kufitare, në Shqipëri kanë hyrë 11 milionë e 40 vizitorë deri në muajin Nëntor.

Balluku ka ritheksuar se vitin e ardhshëm pritet hapja e aeroportit të Vlorës./Indeksonline/