23:20 / E Premte, 02 Shtator 2022 / A. M.

10+ mite për shëndetin të cilat duhet t’i lexoni që të mos i besoni më

1. Vegjetarianët dhe veganët kanë nevojë për më shumë proteina

Nuk ka asnjë provë se ju duhet mishi për të mbijetuar. Një dietë e ekuilibruar me bazë bimore me një larmi ushqimesh bimore është e shëndetshme dhe ushqyese për trupin. Ka rëndësi që veganët dhe vegjetarianët të kenë burime të mira proteinike, si fasulet, thjerrëzat, qiqrat, bizelet etj.

2. Karbohidratet janë të këqija

Disa nga dietat më të shëndetshme, si dieta mesdhetare, ka shumë karbohidrate në formën e drithërave, frutave dhe perimet. Qëllimi është që të zgjidhni llojin e duhur.

3. Duhet të flini tetë orë gjumë

Sipas Fondacionit Kombëtar Amerikan të Gjumit, të rriturit duhet të flenë nga shtatë deri në nëntë orë gjumë çdo natë në mënyrë që të funksionojnë në mënyrën më të mirë. Por të gjithë janë të ndryshëm: Disa kanë nevojë vetëm për pesë ose gjashtë orë, ndërsa të tjerëve u duhen nëntë.

4. Nëse jeni të rinj, s’keni pse shqetësoheni për kolesterolin

Në të vërtetë duhet të tregoheni të kujdesshëm që në moshë të hershme.

5. Ataket në zemër shkaktojnë dhimbje në kraharor

Dhimbja në kraharor është simptomë e zakonshme e një ataku në zemër, por nuk është e vetmja. Ka shumë simptoma të tjera që mund t’ju ngatërrojnë: gulçimi, dhimbja e nofullës, dhimbja e krahut të majtë, marrje mendsh, lodhje ekstreme, të përziera, të vjella, djersitje pa arsye etj.

6. Disa njerëz nuk sëmuren kurrë

Sigurisht, disa njerëz duket se kanë një aftësi mbinjerëzore për të shmangur sëmundjet kur infeksionet qarkullojnë, por të gjithë sëmuren në një moment.

7. Dietat e njerëzve të famshëm do t’ju ndihmojnë gjithmonë që të humbni peshë

Njerëzit e famshëm duan të flasin për dietat e tyre të preferuara, por kjo nuk do të thotë që duhet t’i provoni. Ata mund të mos ju japin detajet e plota. Edhe nëse po thonë të vërtetën, nuk janë ekspertë dietash ndaj konsultohuni gjithmonë me një specialist.

8. Sëmundjet seksualisht të transmetueshme shfaqin simptoma

Shumë sëmundje të tilla nuk kanë fare simptoma. Shumë njerëz mund të mos e dinë se kanë një infeksion. Prandaj është e rëndësishme testimi rutinë dhe seksi i mbrojtur.

9. Ataket në zemër shkaktojnë dhimbje në kraharor

Dhimbja në kraharor është simptomë e zakonshme e një ataku në zemër, por nuk është e vetmja. Ka shumë simptoma të tjera që mund t’ju ngatërrojnë: gulçimi, dhimbja e nofullës, dhimbja e krahut të majtë, marrje mendsh, lodhje ekstreme, të përziera, të vjella, djersitje pa arsye etj.

10. Disa njerëz nuk sëmuren kurrë

Sigurisht, disa njerëz duket se kanë një aftësi mbinjerëzore për të shmangur sëmundjet kur infeksionet qarkullojnë, por të gjithë sëmuren në një moment.

11. Diabeti shkaktohet nga konsumimi i sheqerit

Sheqeri vetë nuk shkakton diabet në mënyrë direkte. Sigurisht që nëse e kaloni masën do të keni probleme me mbipeshën dhe obezitetin, që janë dy faktorë të rrezikshëm për diabetin e tipit 2. Ky është një mit shumë i përhapur dhe është e kuptueshme – sepse niveli i rritur i sheqerit në gjak luan rol thelbësor. Vetë sheqeri, nuk është shkaktar i sëmundjes.

12. Njerëzit me diabet nuk mund të hanë ëmbëlsira

Sigurisht që munden. Mjekët rekomandojnë ngrënien e porcioneve të vogla ose ngrënien e ëmbëlsirave në raste speciale.

13. Dieta e diabetikëve është shumë e limituar.

Ju mund të konsumoni gjithçka, e vetmja gjë për të cilën duhet të jeni të vëmendshëm, është sasia që do të merrni. Të keni diabetin e tipit 2, nuk do të thotë të hiqni dorë nga ushqimet që doni. Thjesht duhet t’i merrni ato në masën e duhur dhe t’i kombinoni në mënyrë të shëndetshme.

Burimet: Women’s Health, Men’s Health