10 ndeshje larg titullit, ky është kalendari i Liverpoolit dhe Cityt
Liverpooli dhe Manchester City do të luftojnë deri në ndeshjen e fundit për titullin e Premierligës.
Reds janë një pikë para Cityt dhe kanë nga 10 ndeshje deri në fund, shkruan Indeksonline.
Gjithashtu të dy skuadrat në kalendarë kanë nga dy skuadra që janë në Top 6 të tabelës.
Jurgen Klopp pret në shtëpi Tottenhamin dhe Chelsean derisa Guardiola pret Tottenhamin dhe është mysafir i Manchester United.
Kur kanë mbetur edhe 30 pikë në lojë, gabimi më i vogël i secilës mund t’ia rrëmbej titullin. /IndeksOnline/