75 Mall Live Search
20:34 / E Hënë, 15 Qershor 2020 / indeksADMonline

+10, numri i të shëruarve nga koronavirusi në Kosovë shkon në 963

Sot më 14 qershor 2020, janë shëruar 10 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 963 raste.

Nga data 08 shkurt deri më 15 qershor 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 18.915 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 1.615 raste, me gjithsej 33 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke i obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome.

Në nivel global, nga data 31 dhjetor 2019 deri më 15 qershor 2020 sipas Worldometers, janë raportuar gjithsej 8.063.013 raste të COVID-19 dhe 437.176 raste të vdekjes.