75 Mall Live Search
10:16 / E Hënë, 20 Prill 2026 / OSH

10 orë xhirime e mijëra fakte, avokati serb e luan “paqësorin” për klientin e tij

Avokati Lubomir Pantoviq, i cili përfaqëson të akuzuarin Blagoje Spasojeviq, ka kritikuar aktakuzën e rastit “Bansjka” gjatë seancës së sotme.

Sipas tij, tema qendrore e këtij procesi është aktakuza, për të cilën tha se është ngritur pas një viti hetimesh dhe shoqërohet me rreth 10 orë incizime, por e cilësoi si të “pavlerë”

Ai theksoi se aktakuza nuk ka koncept dhe nuk ka strukturë të qartë.

Pantoviq shtoi se në një dokument prej 121 faqesh, emri i Spasojeviqit përmendet vetëm tri herë.

Më tej, ai deklaroi se i mbrojturi i tij akuzohet për veprat më të rënda të mundshme, menjëherë pas Milan Radojçiqit.

“Kemi një aktakuzë të dobët”, u shpreh ai.

Sipas Pantoviqit, edhe pse në aktakuzë thuhet se të gjithë kanë pasur role, nuk specifikohet se çfarë roli ka pasur secili prej tyre./Indeksonline/