75 Mall Live Search
22:07 / E Mërkurë, 06 Maj 2020 / indeksADMonline

10 personat e ritestuar në Shtime, rezultojnë negativ me COVID19

Janë konfirmuar edhe 4 raste të reja me COVID19, ndërsa 43 persona tashmë janë shëruar.

E një lajm i mirë vjen nga Shtimja. Kryetari i kësaj komune, Naim Ismajli përmes një postimi të bërë në Facebook ka thënë se 10 personat e ritestuar dje dhe sot kanë rezultuar negativ.

Ky është postimi i tij:

Qytetarë të nderuar,

Në komunën e Shtimes nga 10 persona që janë ritestuar dje dhe sot kanë rezultuar negativ me COVID-19, dhe ky lajm i mirë bëhet i ditur nga njoftimi i fundit i IKSHPK-së.

Numri i të prekurve nga COVID – 19 në komunën e Shtimes është 18, ndërsa mund të konsiderohen të shëruar 15 deri më tani.

Megjithë lajmet pozitive ftojmë të gjithë banorët e komunës së Shtimes që kujdesin duhet ta kemi parësor!

Shërim të shpejt të infektuarve tjerë!