13:54 / E Mërkurë, 18 Mars 2020 / indeksADMonline

10 qytetarë erdhën sot nga Dubai dhe Turqia, 2 javë në vetkarantinë

75 shoferë gjatë ditës së sotme kanë hyrë në Kosovë përmes pikës kufitare me Shqipërinë, shkruan IndeksOnline.

Ndërsa, sipas të dhënave, 10 qytetarë kanë ardhur në Kosovë nga Dubai dhe Turqia, sot përmes kufirit të Vërmicës.

Kështu tha mjeku kujdestar në një lidhje direkte në RTV Dukagjini.

 “Që nga ora e 7 mëngjesit rreth 75 shoferë kanë hyrë në Kosovë.

10 qytetarë që janë kthyer nga pushihmet, nga Dubai dhe nga Turqia.

Sa i përket gjendjes klinike, matja e temperatuës ka qenë normale.

Ata kanë nënshkruar deklartaë për vetkarantinë dy javë”, ka thënë ai./IndeksOnline/