07:57 / E Martë, 07 Shtator 2021 / FG

10+ shenja që tregojnë se për momentin, nuk jeni dhe aq ‘të mirë’ në shtrat!

Si mendoni se i keni marrëdhëniet me seksin? Nëse diçka nuk shkon, me siguri e keni vënë re, por nëse jeni në mëdyshje ose mbase nuk doni ta pranoni, zbuloni shenjat më poshtë dhe bëjini një vlerësim vetes:

#1 – Mendoni vetëm për kënaqësinë tuaj.

#2 – Jeni të fokusuar vetëm tek orgazma.

#3 – E keni me aq nxitim, sa duket sikur jeni në garë me dikë tjetër.

#4 – Nuk e kërkoni asnjëherë atë që dëshironi: Partneri s’mund t’ju lexojë mendjen.

#5 – Nuk flisni kurrë për seksin.

#6 – Kur ai/ajo të përmend diçka rreth seksit – sillesh si i/e ofenduar.

#7 – Direkt  pas marrëdhënies, partneri/ja tërhiqet nga ju.

#8 – Nuk i kushtoni rëndësinë e duhur paralojës.

#9 – Nuk masturboheni.

#10 – Keni probleme me imazhin e trupit tuaj.

#11 – Nuk bëni seks oral në mënyrë reciproke: Ti dëshiron që parneri/ja t’jua bëjë juve, por ju nuk pranoni ta bëni për ta.

#12 – Keni frikë të provoni gjëra të reja apo t’i thoni partnerit/es se çfarë doni të provoni.

#13 – Në familjen tuaj, seksi është menduar gjithnjë si diçka “e keqe”.

#14 – Ofendoheni nëse partneri ju thotë se çfarë të bëni herës tjetër.

#15 – Nuk prekeni thuajse fare pas seksit.

Lajmi i mirë është se me pak praktikë dhe komunikim të hapur, ju mund të keni seksin më të mirë të jetës suaj dhe asnjë nga shenjat e mësipërme nuk do jetë shqetësim për ju. Mos u shqetësoni, thjesht punoni më shumë me veten dhe partnerin. Mendojeni gjithë procesin si kënaqësi dhe jo detyrë, sepse i tillë është.