10-shi ia vesh fanellën e Kosovës ish-presidentit të Bayern Munchen, Hoeness

Gazetari dhe moderatori i televizionit Kanal10, Kushtrim Sadiku ka takuar ish-presidentin e FC Bayernit, Uli Hoeness në Allianz Arena gjatw ndeshjes Bayern-Werder Bremen.
Sadiku, ka njoftuar se Hoenessit ia ka dhuruar fanellën zyratare të Kosovës.
Falemnderit Uli Hoeness 🙏
Jashtezakonisht i nderuar nga mikpritja e Uli Hoeness, legjendes dhe drejtuesit kryesor te FC Bayernit te Munchen-it.
Uli Hoeness eshte kampion evropian dhe i botes, si futbollist dhe si drejtues i Bayernit. Eshte pjesetari i gjenerates se arte te futbollit gjerman te viteve 70-te, i cili si menaxher, e krijoi Bayernin si brend miliardesh ne Gjermani.
Krahas kesaj, bashke me Bayernin e Munchenit, per ata qe nuk e dine, ka ndihmuar me mjete financiare kosovaret gjate luftes se vitit 1999. Nje fond i konsiderueshem i shitjes se biletave, atebote ishte destinuar per refugjatet kosovare, te cilet ishin perndjekur dhunshem nga shtepite e tyre.
Humanizmi i tij ishte arsyeja per te cilen mbreme e falenderova shume. Ishte modest dhe emocional kur i permenda Kosoven dhe falenderimin qe kosovaret e kane per vepren e tij.
Me tha se do ta mbaje fanellen e kalter me shume deshire, ani pse Bayerni i ka ngjyrat e kuqe.
Hoeness me tha se e do popullin e Kosoves dhe se ndihet krenar qe eshte i listuar ne mesin e atyre qe kane ndihmuar atehere kur eshte dashur. se deshiron te organizoje nje iniciative me Bayernin per femijet e Kosoves, duke e ditur se ne Kosove ka shume bavareze.
Nuk do ta harroj kurre kete moment.
Danke Uli