07:20 / E Martë, 17 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

10 taktika se si nënat e reja t’u përgjigjen kritikave të gjyshërve

Të gjitha nënat e reja janë ndjerë të kritikuara ose të gjykuara gjatë viteve të para të prindërimit. Nënat e reja jo vetëm që papritmas duhet të përshtaten me një person të vogël që kërkon të gjithë kohën dhe energjinë e tyre, por duhet të merren dhe me njerëzit e tjerë duke dhënë këshilla të padëshiruara apo të pakërkuara. E kur këto të fundit të vijnë vetë nga prindi, janë jashtëzakonisht të  vështira .

Prindërit tuaj tashmë kanë ndikuar në një farë mënyre më njohuritë tuaja thelbësore rreth  prindërimit. Traditat që ju kanë pëlqyer ka të ngjarë t’i ruani e ‘i kopjoni me fëmijët tuaj, por sigurisht që ka patur dhe zakone që ju i keni urryer e s’keni ndërmend t’i aplikoni me fëmijët tuaj.

Ka edhe shumë nëna që ndoshta ndjehen të fyera kur prindërit kritikojnë mënyrat e tyre të të sjellurit. Pavarësisht sa vjeç kemi, ne gjithmonë do t’u drejtohemi prindërve tanë për një ‘miratim’ dhe kur na thonë se nuk po bëjmë gjënë e duhur për fëmijët tanë, do të jetë më e vështirë se sa kritika nga dikush tjetër. Prindërit mund të kenë mendime, por përveç rasteve kur vërteta sjellja e një prindi të ri vendos në rrezik fëmijën e vogël, ata duhet t’i mbajnë ato mendime për vete.

Shumë nëna me prindër kritikë ‘i frikësohen’ kohës së pakëndshme familjare që kalojnë, kur në fakt duhet ta gëzojnë. Mënyra më e mirë për t’u përgatitur për çdo lloj ‘konfrontimi’ janë këto teknika që shpëtojnë prindërit e rinj nga çdo situatë, por as nuk fyejnë prindërit më të vjetër me më shumë eksperiencë.

Ata thjesht duan të ndihen të përfshirë, ndaj pranojini këshillat, por jo kritikat. Jeni një prind i ri dhe bëjani të ditur që askush nuk i lind i ditur, dhe me lindjen e fëmijës lind dhe ‘prindi’ .

“Ndërhyrja  e tyre” është një mënyrë që ata të ndjehen ende të rëndësishëm , ndaj dhe ju kuptojini.

Prindërit tuaj mund të mos kenë një filtër dhe nuk mund ta kuptojnë kur e teprojnë, ndaj është detyra juaj që me takt t’u thoni atyre që kanë shkuar shumë larg.

Kujtojuni atyre se gjërat kanë ndryshuar.

Mos harroni se qëllimet e tyre janë gjithmonë të mira.

Ata kujdesen për fëmijën tuaj – kjo është pjesa më e rëndësishme.

Bëjini prindërit tuaj të kuptojnë se çfarë është dhe nuk është e pranueshme.

Vendosni kufijtë.

Thuaju atyre se komentet e tyre (veçanërisht nëse ato ndodhin para anëtarëve të tjerë të familjes ose miqve) nuk janë me vend dhe më shumë merren si ‘sulme’ sesa si këshilla.

Është mizore të largosh fëmijën tënd nga gjyshërit e tyre, por shëndeti mendor i nënës ka më shumë rëndësi në situata si këto. Ndaj nëse gjyshërit bëhen toksikë, shkurtoni vizitat.

Kujtoni nënën tuaj se si ndjehej ajo kur ishte një nënë e re.

Çdo fëmijë është unik ndaj dhe pritshmëritë e tyre apo tuajat nuk duhet të kenë lidhje me fëmijët e tjerë. Në këtë mënyrë cënoni personalitetin e vogëlushit , duke i dhënë një shembull para e ta detyroni të ndryshojë.