75 Mall Live Search
08:54 / E Shtunë, 31 Gusht 2019 / indeksADMonline

10 të plagosur në të shtënat me armë gjatë ndeshjes së futbollit në Alabama

Dhjetë persona u plagosën në të shtënat me armë të premten në një lojë të futbollit të shkollës së mesme në Stadiumin Ladd-Peebles , Alabama, raportoi policia.

Dy persona ishin në paraburgim por nuk ishte e qartë nëse ata dyshoheshin se ishin të përfshirë në atë ngjarje.

Pesë nga të plagosurit ishin në gjendje kritike.

Ndeshja mes lojës së Shkollës së Mesme John L. LeFlore Magnet dhe Shkollës së Mesme Lillie B. Williamson po zhvillohej në mbrëmje, kur papritmas u dëgjuan të shtëna me armë./Indeksonline