75 Mall Live Search
10:51 / E Mërkurë, 26 Gusht 2020 / indeksADMonline

10 ushtarë të FSK-së të infektuar me koronavirusin, 28 të tjerë në vetizolim

Ministri i Mbrojtjes, Anton Quni, ka njoftuar se duke iu referuar shifrave të 24-orëve të fundit, brenda FSK-së janë 10 pjesëtarë të infektuar.

Ministri i Mbrojtjes, Anton Quni, ka njoftuar se duke iu referuar shifrave të 24-orëve të fundit, brenda FSK-së janë 10 pjesëtarë të infektuar.

Ndërsa, siç tregon ai, 28 të tjerë janë të dërguar në izolim.

Quni në kanal 10 ka thënë se, FSK-ja ka qenë në gjendje gatishmërie gjatë gjithë kësaj kohe.

“Një numër i pjesëtarëve të FSK-së do të jenë në gatishmëri për të asistuar në mjekësi”. ka njoftuar ai.

Ndryshe, disa mjekë dhe infermierë të FSK-së i janë bashkuar para disa ditësh luftës kundër COVIDIT-19, teksa ata janë bërë pjesë e stafit të QKUK-së në trajtimin e pacientëve të infektuar.