10 vite burg për fituesin e Nobelit për Paqe

Fituesi i çmimit Nobel për Paqe, Ales Bialiatski është dënuar me 10 vite burgim.
Bialiatski është dënuar me akuzat për kontrabandë dhe financim të “veprimeve që shkelin rëndë rendin publik”.
Bialiatski ishte një nga tre fituesit e Çmimit Nobel për Paqen në vitin 2022.
Përkrahësit e tij thonë se dënimi është i porositur nga lideri autoritar Lukashenko që thuhet se po përpiqet ta heshtë atë./Indeksonline/