75 Mall Live Search
23:32 / E Mërkurë, 09 Shtator 2020 / indeksADMonline

10 vite martesë, befasia që Ermali i bëri Amit do t’a dëshironte çdo grua

Sot kanë bërë 10 vite martesë. Çifti i njohur shqiptar, Ermal Mamaqi dhe Amarda Toska.

Dyshja që kanë karriera të suksesshme, janë dhe prindër të dy fëmijëve dhe një jetë të lumtur familjare.

Në këtë ditë të shënuar për ta, ishte Ermali ai që nuk ka harruar ta befasoi dashurinë e jetës së tij.

Aktori dhe moderatori ka përgatitur një darkë surprizë në një prej resorteve të jugut, ndërsa këtë moment të veçantë ishte Ami që e ndau me adhuruesit e saj në Instagram.

“Si sot 10 vite më parë u betuam në altar për dashurinë. Jemi dashuruar, rritur, argëtuar, bashkë. Kemi përjetuar sfidat dhe sukseset bashke ne çdo hap. Sot kemi 2 mrekullitë tona Sia & Joel. Jemi të qartë për çfarë na pret 10-vjeçarin tjetër…ndaj jemi me shpirtin plot! Të dua njësoj Ermal. Me ty përjetë!!!”, ka shkruar Ami në dedikimin për Ermalin./Indeksonline/