14:49 / E Martë, 05 Mars 2024 / L K

10 vite nga pranimi i Kosovës në UEFA, vota e artë e Bashkim Qazimit

5 marsi është një datë që në historinë e futbollit të Kosovës shënon një kapitull të pazëvendësueshëm, një rrugëtim triumfal që nisi me ndeshjen e parë miqësore nën patronatin e FIFA-s për Kombëtaren e Kosovës.

Rruga deri në pranimin e Kosovës në instancat më të larta të futbollit në botë nuk ka qenë aspak e lehtë.

Një nga meritorët është edhe biznesmeni shqiptar që jeton në Çeki, Bashkim Qazimi. Qazimi kishte lobuar tek Federata Çeke për të siguruar një votë për pranimin e Kosovës në UEFA.

Vendimi për të pranuar pavarësinë e Kosovës hasi në kundërshtim në këtë vend, pas zhvillimeve të viteve të 90-ta në Ballkan dhe shkëputjes në vitin 2008 nga Serbia, dhe logjikshëm u kundërshtua edhe pranimi i Kosovës në UEFA. Bisedimet në Budapest ishin të komplikuara. Përsëritja e votimit përfundoi me rezultat 28 me 24 në favor të Kosovës.

Ndikimi i biznesmenit shqiptar ishte i madh tek Pelta. Në atë kohë ai kishte pozitë të lartë në qeverinë e futbollit, dhe pikërisht Bashkim Qazimi goditi aty ku duhet.

Me rekomandimin e ish-kreut të Federatës çeke, Miroslav Pelta, vendi ynë bëhet pjesë e UEFA-s./Indeksonline/