75 Mall Live Search
10:35 / E Hënë, 18 Shtator 2023 / AR

10 vite pas martesës, çifti i famshëm martohet sërish

Kjo fundjavë ishte romantike për John Legend dhe gruan e tij Chrissy Teigen.

Çifti kanë ‘rinovuar’ betimet e dasmës në Itali, raportojnë media të ndryshme amerikane, transmeton Indeksonline.

Këngëtari 44-vjeçar dhe modelja 37-vjeçare u martuan në vitin 2013 pranë liqenit të Komos.

Ata e përsëritën atë ceremoni në të njëjtin vend, këtë herë në prani të fëmijëve të tyre Luna (7) Miles (5), Esti pesë muajsh dhe Wren, të cilët lindën në fund të qershorit falë një nëne surrogate.

Legend dhe Teigen u takuan në vitin 2006, shtatëmbëdhjetë vjet më parë, ndërsa xhironin një nga videoklipet e tij muzikore./Indeksonline/